Për të dytën ndeshje radhazi, Broja mungoi për Burnley dhe nuk ishte as në stol. Këtë e ka shpjeguar trajneri Scott Parker.
GOLAT/ Arsenali shënon 5 herë, Gyokeres dopietë! Spurs fiton 0-2 në Manchester kundër Cityt! Broja në tribunë
Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punëArmando Broja
Burney fitoi të shtunën 2-0 kundër Sunderland në raundin e dytë të Premier League. Për vendasit sërish nuk u grumbullua sulmuesi Armando Broja. 23-vjeçari s’ishte as në stol për të dytën ndeshje radhazi, ndërsa për këtë foli edhe Scott Parker.
Trajneri i Burnley shpjegoi mungesës e sulmuesit kuqezi dhe kohën kur ai mund të aktivizohet me ekipin.
“Nuk është larg, nuk është larg aspak. Ai thjesht është ndoshta pak mbrapa. Siç thashë, nuk dua të rrezikoj asgjë, apo të marr një rrezik të madh përsipër me Brojën. Atij i nevojitet vetëm pak më tepër punë. Shpresojmë se do fillojmë ta integrojmë, ndoshta të martën dhe pastaj mund të fillojmë ta shikojmë”, u shpreh trajneri i Burnleyt.
Të martë në orën 20:45 Burnley luan kundër Derby për raundin e 1/32 të EFL Cup dhe duket se Broja do jetë me ekipin, të paktën në stol. Dëmtimet që ka kaluar djaloshi kuqezi e frikësojnë trajnerin Scott Parker, që duket se po tregon kujdes maksimal për Brojën.
Edhe nga stafi i Kombëtares kanë pyetur për gjendjen e tij, në prag të miqësores së Shqipërisë kundër Gjibraltarit (4 shtator) dhe ndeshjes kualifikuese kundër Letonisë më 9 shtator.