Kampionët në fuqi të Premier League, Liverpool fitoi 0-1 kundër Burnley në udhëtim për raundin e katërt në Premier League. Vendasit e Burnley e kishin përgatitur këtë duel mjaft mirë dhe në të vetmin gabim që bënë, u ndëshkuan.
Duhej minuta e pestë e shtesës kur një krosim nga e djathta e sulmit të Liverpool të ndalej me dorë nga Hartman. Penallti për miqtë dhe nga 11 metra largësi Mohamed Salah nuk gaboi duke shënuar golin numër 188 në Premier League, për t’i dhënë tri pikë me vuajtje kampionëve në fuqi, që marrin kreun e renditjen me 12 pikë të plota.
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja debutoi me Burnley në Premier League. Trajneri Scott Parker e hodhi në fushë 24-vjeçarin në minutën e 89-të, dukë bërë që të luante minutat e para me ekipin e tij në kampionat. Në total Broja luajti gjashtë minuta, por nuk mundi të shmangte humbjen e të tijve. Broja në tre ndeshjet e para nuk ishte i gatshëm për ekipin, kjo pasi nuk ishte në formën e duhur fizike.