Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi te madhe armatimi në fshatin Vallaq të Komunës së Zveçanit.
Rastin e ka konfirmuara zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Pas pranimit të informacionit se në një lokacion të caktuar ka mundësi që të ketë armë, Policia e Kosovës ka reaguar dhe gjatë bastisjes në fshatin Vallaq, Komuna Zveçan, në një shtallë të kuajve kemi hasur në një sasi të madhe armatimi. Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë”, ka thënë Elshani për IndeksOnline
Sipas informatave të bëra publike nga ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, vendi ku është gjetur ky armatim i rëndë është një objekt që i përket politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq, një emër i njohur në skenën politike të veriut të Kosovës.
Gjatë bastisjes prezent ishin përpos njësive adekuate policore edhe US-KFOR dhe njësi monitoruese nga EULEX./IndeksOnline/
Të Tjera nga LajmeIu gjet arsenal armësh në pronën e tij, deklarohet Arsenijeviq
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme
Rama: Shqipëria në krah të presidentit Trump për të parandaluar Teheranin të zotërojë armë bërthamore
Haradinaj: Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore amerikane mbi kapacitetet bërthamore të Iranit
Aksident në Besi të Podujevës, krijohen kolona të mëdha
Pamjet e punëtorit duke dalë nga kaldaja e KEK, Bajrami: Kushte të rënda e pa pajisje mbrojtëse
Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese
Presidenti iranian: SHBA-ja ‘nxitësi’ kryesor në sulmet izraelite
Të fundit nga IndeksOnline
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara