Në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqet një qen që tërhiqet nga një automjet, në fshatin Shtoj i Ri, Policia e Shtetit informoi se:
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer veprimet për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për drejtuesin e automjetit, shtetasin B. H., 55 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
Arrestohet një shtetas në rrethin e Shkodrës për keqtrajtim i kafshëve
16