7
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Policia arrestoi vajzën e këngëtares së njohur, Eli Fara, gjatë ditës së enjte. Roxhensa Kapurani, 39 vjeçare, e cila njihet me emrin Marina Fara, u arrestua në Vorë.
Sipas një njoftimi të policisë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e komisariatit të policisë së Vorës i gjetën një sasi kokaine. Vajza e Eli Farës, u kap me 3 gramë kokainë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.
Në rrjetet sociale, Marina Fara, është mjaft aktive, me postime të vazhdueshme teksa reklamon veshjet dhe udhëtime nëpër vende të ndryshme të botës.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com