Propaganda nuk zgjat shumë. E vërteta gjithmonë del në shesh. Për muaj me radhë, qytetarëve u është servirur një gënjeshtër e përsëritur se kinse Arben Taravari dhe Blerant Ramadani kanë qenë pengesë për punësimet në sistemin shëndetësor, në veçanti në Spitalin Klinik të Tetovës.
Kjo narrativë u përdor me qëllim nga koalicioni VLEN për të hedhur fajin diku tjetër dhe për të mbuluar paaftësinë e tyre për të sjellë zgjidhje konkrete.
Sot është më se e qartë, edhe pse VLEN është në qeveri, edhe pse ka ministrin e Shëndetësisë dhe të gjitha mekanizmat në duar, punësimet vazhdojnë të zvarriten, premtimet mbeten vetëm në letër dhe qytetarët janë përsëri viktima të lojërave politike.
Rasti me Spitalin e Tetovës e dëshmon realitetin – problemi nuk ishin Taravari apo Ramadani. Problemi ishte dhe mbetet mungesa e vullnetit politik, paaftësia për të qeverisur dhe keqpërdorimi i nevojave të njerëzve për qëllime propagandistike.
Prandaj sot pyesim eksponentët e VLEN-it, ishte kjo një propagandë e paramenduar, apo thjesht një dështim i radhës në qeverisjen tuaj?
Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që qytetarët të mashtrohen pafundësisht. Koha e akuzave të rreme ka kaluar. Tani është koha për përgjegjësi dhe llogaridhënie, dhe tetori është afër, shumë afër.