Kategoria Superiore ka mbyllur thuajse të gjitha ndeshjet e javës së parë, me atë mes Teutës e Dinamos të shtyrë për në muajin shtator. Por ndërkohë, është tashmë i qartë plani për javën e dytë të kampionatit, që dhuron përballje shumë interesante.
Të shtunën, më datë 30 gusht, luhen tre ndeshje të cilat fillojnë me përballjen e orës 17:00 mes Flamurtarit dhe Bylisit në Vlorë. Në orën 20:00, luhen dy sfidat e tjera me Partizanin që ndeshjet me Teutën, si dhe me Egnatian që përballet me Elbasanin.
Ndërkohë, të dielën luhet fillimisht në orën 17:00 ndeshja mes Vorës dhe Tiranës, ndërsa javën e mbyll dueli mes Dinamos dhe Vllaznisë në orën 20:00.
Java 2
30.08.2025
Flamurtari-Bylis ora 17:00
Partizani-Teuta ora 20:00
Egnatia-Elbasani ora 20:00
31.08.2025
Vora-Tirana ora 17:00
Dinamo-Vllaznia ora 20:00