108
previous post
BDI-ja ka reaguar për tubimin e mbajtur në Kumanovë. Sipas kësaj partie tubimi në Kumanovë në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit, i shoqëruar me thirrje kundër Kosovës përbën shqetësim.
BDI vlerëson se këto zhvillime vijnë vetëm pak kohë pasi në debatet evropiane u ngritën shqetësime serioze se vendi po rrëshqet nën ndikimin e konceptit të ashtuquajtur “bota serbe”.
“Ndërsa hapen pyetje serioze për ndikime të huaja, për orientimin strategjik të shtetit dhe për cenimin e kursit euroatlantik, VLEN vazhdon të merret me studentët shqiptarë dhe me sulme ndaj zërit të rinisë shqiptare.
Kur organizohen tubime me thirrje kundër Kosovës, kur ngrihen dyshime për ndikime serbe në nivelet më të larta të pushtetit, kur cenohet orientimi politik i shtetit, heshtje”, reagon BDI.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com