Dega e BDI-së në Komunën e Zhelinës ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të kryetarit aktual, Blerim Sejdiu, të cilat i cilëson si presion dhe frikësim ndaj qytetarëve
“PRESION I SHËMTUAR NGA NJË KRYETAR NË PANIK!
Në vend që të japë llogari për borxhin milionësh, për tokat e shitura në heshtje dhe për keqpërdorime të shumta, Kryetari në ikje po u çon qytetarëve letra në prag të përfundimit të mandatit,” – thuhet në reagimin zyrtar të degës së BDI-së në Zhelinë.
Sipas tyre, përmes “njoftimeve administrative”, kërkohen dokumente për legalizime që, siç theksohet, kanë për qëllim shantazh politik.
BDI Zhelinë pyet:
Pse tani?
Pse pas 4 vitesh heshtje?
Pse pikërisht në ditët e fundit të mandatit?
“Sepse kërkon të tregojë forcë aty ku i ka mbetur vetëm frika”, përfundon reagimi i BDI-Zhelinë.