18
Mirdita u bë pjesë e fazës së dytë të programit “BE për Bashkitë”, me vlerë 11 milionë euro, që synon forcimin e qeverisjes vendore dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
Gjatë aktivitetit rajonal në kuadër të Javës së Evropës 2026, Ritva Heikkinen tha se mbështetja do të rrisë cilësinë e shërbimeve, transparencën dhe zhvillimin ekonomik lokal.
“Sot nis faza e re e projektit “Bashkitë për Evropën”, një angazhim ndaj komuniteteve dhe rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Mbështetja e BE-së bën diferencën përmes projekteve konkrete, si rikonstruksioni i shkollave dhe përmirësimi i shërbimeve publike që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Ndërsa në Bruksel e Tiranë diskutohen reforma e strategji, ndryshimi i vërtetë vjen nga investimet dhe realizimi i projekteve në terren”, tha Heikkinen, përfaqësuese e BE në Shqipëri.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, tha se kapacitetet e pushtetit vendor janë ende në zhvillim dhe nevoja për mbështetje është tepër e madhe.
Nga totali prej 11 milionë eurosh i akorduar nga Bashkimi Evropian, 6.5 milionë euro do të shpërndahen në formë grantesh për bashkitë në Shqipëri, ku përfituese do të jetë edhe Mirdita.