“Ne dënojmë fuqimisht kërcënimet dhe sulmet nga Huthët në Detin e Kuq dhe më gjerë”. Kështu deklaroi sot përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Komisionit Evropian, Anwar El Announi, në lidhje me përfshirjen e mundshme të Huthëve në luftën e Lindjes së Mesme.
Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Komisionit Evropian theksoi se “rreziku i përshkallëzimit është i qartë. Ekziston rreziku që ata të përfshijnë Jemenin në luftën rajonale dhe të rrisin jo vetëm konfliktin, por edhe paqëndrueshmërinë në rajon, si dhe të ndikojnë në tregtinë globale dhe lirinë e lundrimit”.
Kur u pyet nëse mandati për operacionin detar “Mburoja” do të ndryshojë, El Anouni u përgjigj se “Nuk mund të them nëse do ta zgjasim mandatin, po ose jo, dhe nëse po, me çfarë shtrirjeje. Do të qëndroj te ajo që thashë në lidhje me deklaratat e fundit që kemi bërë me rastin e deklaratës së G7. Dhe le ta lëmë me kaq për momentin.”.