Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” komentoi ndërtimin e urës mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës e cila u përurua gjatë ditës së djeshme nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci.
Hamza tha se është mirë që është ndërtuar ajo urë për shkak se urat bashkojnë njerëy, por ai tha se ajo urë nuk do të mund të ishte e realizueshme pa të.
Hamza tregoi se kur kishte qenë kryetar komune në Mitrovicë, ishte vizituar nga kryeministri Kurti dhe se kishin biseduar për shumë çështje, por veçanërisht për urat mbi lumin Ibër. Ai tha ura mbi lumin Ibër, ishte projekt i komunës së mitrovicës dhe ishte financim nga ajo.
Hamza tregoi se edhe lejen e ndërtimit e ka dhënë vetë ai, prandaj pa të, ura nuk do të ishte e realizueshme në këtë kohë.
Hamza tha se kjo qeveri ka pasur shumë kontrata njëburimore, kontrata të cilat janë negociuar në tavolinë dhe ka pasur shumë afera, sidomos me energjinë elektrike. Ai tha se ka pasur probleme edhe me rezervat shtetërore, të cilat nuk ishte dashur të preken.
Hamza tha se është folur për shumë çështje por në fakt ka pasur vetëm përkeqsim dhe aspak përmirësim në shumë prej atyre që i kanë premtuar.
Hamza komentoi edhe sanksionet të cilat Kosova i ka marrë nga BE dhe ShBA, ku tha se Kosova qe 2 vite ka pasur një bllokadë dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë dhe nuk ka pasur aspak avancim.