Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti, është dorëzuar sot.
Behrami përmes një postimi në Facebook k ashkruar se Kurti tërë karrierën e ka ndërtuar mbi urrejtjen, përçarjen, demonizimin, kundërshtimin dhe shkeljet e normave dhe rregullave demokratike, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij i plotë:
Tërë karrierën e tij e ka ndërtuar mbi urrejtjen, përçarjen, demonizimin, kundërshtimin dhe shkeljet e normave dhe rregullave demokratike.
Albin Kurti sot u dorëzua!
Sot filloi pikëpërmbysja e tij si viktimë e kurthit që vetë e kishte ngritur!
Kurti është i mbështetur për murin e urrejtjes, të cilin e ka ndërtuar tullë mbi tullë në 20 vitet e fundit.
Ky mur ka filluar të shembet!
Bashkë me të edhe pesë vitet më të errëta të Kosovës së pavarur!
Por, dielli po lind përsëri!