Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin e raportit për Shqipërinë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Spiropali u shpreh se raporti, i cili u miratua me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime, mbështet mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe do t’i paraqitet për votim seancës plenare të PE në muajin korrik.
“Raporti u miratua me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime dhe do i paraqitet për votim seancës plenare në muajin korrik. PE konfirmoi se Shqipëria mbetet histori suksesi, vend pararojë për anëtarësimin dhe shembull në rajon. Eurodeputetët mirëpresin konsensusin e gjerë dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, linjëzimin e plotë dhe të vazhduar të politikës së Shqipërisë me atë të BE-së.
Mbështetën objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në 2027. Ishte fakt domethënës që në atë seç ishin të pranishëm deputetët të kuvendit, si nga shumica, si nga opozita. Proces jetik për vendin tonë. E shoh si dëshmi të një të vërtetë të gjithëpranuar në Shqipërisë, se pavarësisht ideve ideologjike të ndryshme mbi modelin zhvillimor. Ky mbetet prioritet kombëtar. Angazhimin ynë nuk është politik, por kalendar pune i dakordësua me BE”, tha Spiropali.
Nuk la pa koment as deklaratat e Sali Berishës nga samiti i PPE, ku nxiu Shqipërinë duke e quajtur si narkoshtetin e vetëm në Europë. “Edhe duke u përmbajtur, këtë e cilësoj një njollë të zezë në diskursin politik shqiptar. Është për të ardhur keq kur dikush, me hidhësinë e humbësit të keq, sulmon Shqipërinë me teori komploti dhe akuza të pavërteta,” tha Spiropali.
Ajo shtoi se përpjekjet për të nxirë imazhin e vendit, përmes “pelegrinazheve absurde dhe trakteve të hartuara në Tiranë e të shitura si rezoluta ndërkombëtare”, janë të destinuara të dështojnë përballë një Shqipërie që ecën përpara.
“Së pari, lidhur me një fenomen që edhe duke u përmbajtur, po e cilësoj një njollë të zezë në sjelljen dhe diskursin politik shqiptar. Dënoj me forcë përpjekjet e atyre që nuk lënë gjë pa bërë, gur pa lëvizur dhe fjalë pa thënë për vendin e tyre. E kam fjalën për misionarët që pasi kanë nxirë emrin dhe fytyrën e tyre, kanë shkatërruar gjithçka rreth vetes, janë rikthyer me vrull për të nxirë dhe prishur edhe emrin e Shqipwrisw dhe shqiptarëve. E me hidhësinë e humbësit të keq, janë sulur të përdorshin emrin e Shqipwrisw dhe çdo shqiptari brenda dhe jashtë vendit, reputacionin e tokës tonë të përbashkët me teori komploti, me akuza qesharake, dhe të pavërteta të shpikur asi nevojë e përpjekjes së fundit për mbijetesë politike. Nuk besoj se ka kush nevojë për ilustrime se e shohim përditë pelegrinazhin absurd të udhëtimeve me një fletushkë nën sqetull të hartuar në Tiranë që u shitet shqiptarëve si rezolutë e kësaj apo asaj organizate që në fakt është vetëm trakti i fundit kundër Shqipërisë progresit dhe imazhit të saj. Mbi tentativa të tilla të dëshpëruara qëndron Shqipëria fisnike”, tha Spiropali.
Një thirrje e ka për të gjithë deputetët, edhe për ata që u zgjodhën më 11 maj, që të punojnë bashkë për misionin kombëtar, integrimin e Shqipërisë në BE.
“Dua të ftoj të gjithë deputetët e kësaj legjislature dhe ata që hyjnë në Kuvend në shtator të punojmë bashkë me synim kombëtar, me transparencë, dialog e ndërveprim, me bashkëbisedim të hapur shoqëror lidhur me atë që po bëjmë dhe duhet të bëjmë. Ky është ushtrimi nga i cili nuk humbet askush dhe nga i cili përfitojnë të gjithë. Në këtë mision kombëtar nuk ka asnjë për të humbur. Shqiptarët vendosën më 11 maj ta kthejnë integrimin nga slogan, në një proces konkret e të prekshëm.”
Komisioni i jashtëm në Parlamentin Evropian miratoi të mërkurën e 5 qershorit raportin për Shqipërinë, i cili do t’i kalojë për miratim seancës plenare. Në raport kërkohet thellim i reformave në drejtësi dhe zgjedhje, ndërsa shihet me shqetësim polarizimi i ashpër politik. Vlerësohet procesi i negociatave ndërsa Shqipëria cilësohet si “Kampione” për hapat drejt integrimit.