Shefi i qeverisë po merr pjesë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
Integrimi/ Rama nga Gjermania: Kemi rënë dakord të mbyllim detyrat deri në 2027! BE e paparashikueshme, pacient me 27 mjekë
Pas pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit i zhvilluar në Londër më 22 tetor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tashmë ka udhëtuar drejt zemrës së Gjermanisë, Berlin. Shefi i qeverisë po merr pjesë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
Forumi ‘ Berlin Global Dialogue’ (BGD), trajton këtë vit temën “Zhvendosja e Fuqisë, Formësimi i Begatisë”. BGD 2025 do të ofrojë një platformë për udhëheqësit nga biznesi, qeveria dhe akademia për të zbuluar mundësi të përbashkëta, për të krijuar partneritete të reja dhe për të krijuar besim në një botë shumëpolare.
Kryeminsitri Rama është shprehur se Shqipëria sot është në rrugë të mirë përsa i përket përparimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rama thotë se sot Evropa ka po aq nevojë për Ballkanin Perëndimor, sa dhe vetë ballkani ka pasur gjithmonë. Një tjetër qasje, ishte dhe konteksti i kufijve të BE-së, i vetmi subjekt, i cili ka dy kufij, dhe Shqipëria momentalisht bën pjesë vetëm në atë territorial
Kemi çelur 5 nga 6 grupkapitujt, mezi po presim të çelim të fundit deri nga fundi i vitit që do të shënojë rekord përsa i përket shpejtësisë në proces. Në këtë moment, Evropa është plotësisht e zgjuar, çka nuk ishte kështu disa vite më parë. Për fat të keq për të pasur një zgjim të tillë, duhej agresioni brutal kundër Ukrainës, por tani mund të shohim një dallim të madh. Më parë Be thjesht thoshte që Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm gjeopolitikisht, tashme edhe veprat po e tregojnë që ka një angazhim për të na sjellë më pranë.
Nuk jam fort i sigurt që të gjithë e kanë të qartë hartën e BE. Dua të them që në historinë e hartave, BE është i vetmi realitet gjeografik e gjeopolitik që ka dy kufij. Zakonisht cdo subjekt ka në kufi, të brendshëm dhe të jashtëm. Brenda perimetrit të kufirit të brendshëm jemi ne. Në një farë mënyrë jemi kërthiza e BE. Hezitimi për tu bashkuar me këtë pjesë, është absolutisht ide jo e mirë. Unë besoj që për të gjitha ato arsye të mira është BE që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor si pjesë e realitetit të vet po aq sa kemi dhe ne nevojë për atë”, tha Rama.
Integrimi/ Rama nga Gjermania: Kemi rënë dakord të mbyllim detyrat deri në 2027! BE e paparashikueshme, pacient me 27 mjekë
Nga Berlini ku mori pjesë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, kryeministri Edi Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë. Rama tha se synimi për të qenë pjesë e Unionit deri në vitin 2030 nuk është një dëshirë, por një axhendë e dakordësuar me BE. Deri në vitin 2027, Rama thotë se duhet të mbyllin të gjitha detyrat e shtëpisë.
“Kemi rënë dakord për një kalendar, kalendari nënkupton që për të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjmë për të arritur anëtarësimin me të drejta të plota, na duhet të vazhdojmë nga tani deri në 2027 dhe ti mbyllim kapitujt. Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do ti quajnë të mbyllura negociatat dhe do ti kërkojnë shteteve anëtare ti ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë”, tha Rama.
Gjithsesi Rama theksoi se BE është e paparashikueshme, pasi është një pacient me 27 mjekë.
“Ndikimi i një trysnie shumë të lartë që vjen prej agresionit rus, por jo vetëm, por në përgjithësi nga ndryshimet e mëdha në botë, është i tillë që e mban BE shumë të përqendruar në këtë aspekt, me BE nuk i dihet kurrë, nuk është një bishë e parashikueshme, mund të ndryshojë, se nuk është një vend. Është një asamble 27-ëshe, është një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë dhe kjo e ndërlikon edhe më shumë, se ju duhet që në çdo moment të bien dakord për çdo gjë, kështu që tragjikisht optimist, është pozita më e mirë për të qëndruar”, tha Rama.