16
Përbërësit:
- 1 kg biftek
- 2 qepë
- 300 gr kërpudha
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lugë gjalpë
- 1 lugë mustardë
- Kripë, piper
- Majdanoz i grirë hollë
Përgatitja:
Presim biftekët në fileto me trashësi rreth 3 cm. I rrahim lehtë nga njëra anë me rrahëse mishi, i spërkatim me kripë e piper dhe sipas dëshirës mund t’i lyejmë me pak mustardë. Në një tigan me yndyrë të nxehtë, skuqim filetot nga të dyja anët për 4-5 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. E vendosim mishin në një pjatë të nxehtë. Në të njëjtin tigan, hedhim qepët e prera në rrathë dhe i kaurdisim për 3-4 minuta derisa të zbuten. Më pas shtojmë kërpudhat e pastruara e të prera, kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë. E lëmë të lidhet dhe të marrë formën e një salce të cilën e hedhim mbi biftekët e filetuar. E shërbejmë menjëherë të nxehtë shoqëruar me pak oriz, patate të skuqura ose bizele.