Shtëpia e Bardhë thekson se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë “të detajuar dhe bashkëpunuese”, dhe se delegacioni amerikan riafirmoi angazhimin e SHBA-së për të garantuar që “sovraniteti, siguria dhe prosperiteti i ardhshëm i Ukrainës të mbeten në qendër të procesit diplomatik”.
Pas takimit të zhvilluar të dielën në Gjenevë, Shtëpia e Bardhë thotë se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe ekipi i tij patën një diskutim të gjerë dhe produktiv me delegacionin ukrainas, sa i përket planit të paqes së Donald Trump për Ukrainën. Shtëpia e Bardhë thekson se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë “të detajuar dhe bashkëpunuese”, dhe se delegacioni amerikan riafirmoi angazhimin e SHBA-së për të garantuar që “sovraniteti, siguria dhe prosperiteti i ardhshëm i Ukrainës të mbeten në qendër të procesit diplomatik”.
“Sekretari Rubio dhe ekipi i tij riafirmuan angazhimin e vendosur të Shteteve të Bashkuara për të siguruar që sovraniteti, siguria dhe prosperiteti i ardhshëm i Ukrainës të mbeten qendrore në procesin diplomatik në vazhdim. Ata theksuan se kjo punë udhëhiqet nga qëllimi i Presidentit Trump për t’i dhënë fund një lufte që ka marrë jetën e miliona njerëzve dhe për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve përmes një paqeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme”, thuhet në deklaratë.
Delegacioni ukrainas, sipas Shtëpisë së Bardhë, konfirmoi se të gjitha shqetësimet e tij kryesore, përfshirë garancitë e sigurisë, zhvillimin ekonomik afatgjatë, mbrojtjen e infrastrukturës, lirinë e lundrimit dhe sovranitetin politik, u trajtuan plotësisht gjatë takimit.
LEXO EDHE:
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, vriten 6 persona dhe plagosen disa të tjerë
“Përfaqësuesit ukrainas deklaruan se, bazuar në rishikimet dhe sqarimet e paraqitura, ata besojnë se drafti aktual pasqyron interesat e tyre kombëtare dhe ofron mekanizma të besueshëm dhe të zbatueshëm për të mbrojtur sigurinë e Ukrainës si në afat të shkurtër ashtu edhe në afatgjatë. Ata theksuan se arkitektura e forcuar e garancive të sigurisë, së bashku me angazhimet për mos-agresion, stabilitet energjetik dhe rindërtim, adreson ndjeshëm kërkesat e tyre kryesore strategjike.”
Sipas Shtëpisë së Bardhë, takimi përfundoi me një mirëkuptim të përbashkët dhe se ishte një hap I rëndësishëm përpara.
“Koordinimi i ngushtë dhe i vazhdueshëm do të jetë thelbësor ndërsa palët punojnë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
Ndërkohë, Rusia ka vijuar sulmet në Ukrainë. 4 persona u vranë në Kharkiv, ndërsa 17 të tjerë u plagosën. Ndërsa në qytetin Marhanets u vranë dy të tjerë.
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, vriten 6 persona dhe plagosen disa të tjerë
Mes bisedimeve për Ukrainën në Gjenevë, Rusia nuk i ka ndalur sulmet. Gjatë natës, 4 persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në Kharkiv. Mes të plagosurve edhe fëmijë.
Dy të tjerë u vranë në qytetin Marhanets, në jugperëndim të Zaporizhzhias, dhe pesë të tjerë u plagosën në Nikopol, pas sulmeve ruse.