Një numër i madh i forcave policore janë vendosur sot në qendër të Tetovës, para protestës së thirrur nga Bashkimi Demokratik për Integrim kundër ndryshimit të emërtimeve të disa rrugëve.
Protesta është thirrur si reagim ndaj Gjykatës Kushtetuese ndaj vendimit për zëvendësimin e disa emrave me karakter shqiptar me emërtime të tjera, përfshirë emra si “Marshal Tito”, “JNA”, si dhe emra të tjerë të ish Jogusllavisë që tetovarët i kundërshtojnë, duke kërkuar ruajtjen e emërtimeve që lidhen me historinë dhe identitetin shqiptar të Tetovës.
Protestuesit pritet të shprehin pakënaqësinë e tyre para objektit të Komunës së Tetovës, ndërsa policia ka ndërmarrë masa sigurie për mbarëvajtjen e tubimit dhe ruajtjen e rendit publik.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se qëllimi i protestës është kundërshtimi i ndryshimeve të emrave të rrugëve dhe mbrojtja e simbolikës së emërtimeve ekzistuese.
Policia ka marrë masa sigurie dhe është pozicionuar në zonën ku pritet të zhvillohet tubimi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike.