Peshëngritësi shqiptar, Ertjan Kofsha, ia ka dalë të vendos një rekord të ri në arenën evropiane. Në Kampionatin Botëror që po mbahet në Forde të Norvegjisë, 20-vjeçari nga Shtërmeni ka ngritur 161 kilogramë në stilin e shkëputjes, në Baterinë C të peshës deri në 94 kilogramë.
“Me një ngritje spektakolare prej 161 kg në shkëputje, sportisti ynë i jashtëzakonshëm Ertjan Kofsha ka thyer rekordin europian në kategorinë deri në 94 kilogramë, gjatë Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rritur që po zhvillohet në Forde, Norvegji”, njofton Federata Shqiptare e Peshëngritjes.
Fatkeqësisht Kofsha gaboi të tre provat në stilin e shtytjes, pasi që në të parën provoi 190 kilogramë. Ky detaj e bëri që të mos renditje në dy garësh, ndërsa duhet pritur përfundimin e baderisë B dhe A për të parë se ku do të renditet përfunimisht Kofsha në stilin e shkëputjes.
Megjithatë sportisti i ri shihet si e ardhmja e peshëngritjes shqiptare dhe kjo u dëshmua edhe në këtë event. Veç tij, Shqipëria u përfaqësua në këtë turne edhe me Briken Caljen dhe Erkand Qerimaj.