21
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se parashikimet e saj sugjerojnë se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 1.8% në vitin 2025.
“Presionet inflacioniste në çmimet e ushqimit në tregun vendor mbeten një nga faktorët kryesorë përcaktues të ecurisë së inflacionit; megjithëse, rënia e parashikuar e çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare mund të ushtrojë presion për rishikim të inflacionit për poshtë”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin tremujor të ekonomisë.
Sipas raportit, përkundër kësaj, ecuria e inflacionit vazhdon të minohet kryesisht nga goditjet potenciale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, kufizimeve tregtare dhe kushteve klimatike.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com