Armando Broja ka luajtur sot si titullar për herë të parë në Premier Ligë me fanellën e Bërnlit, në transfertën e vështirë në fushën e Njukasëll, një ekip me shumë ambicie që kërkon të jetë pjesëmarrës në zonën e Ligës së Kampioneve.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare kishte disa raste gjatë sfidës duke tentuar portën apo duke u shfaqur rrezikshëm në zonën kundërshtare. Por ai nuk ia doli të gjente rrjetën në këtë duel që u mbyll me shifrat 2-1 pasi Njukasëll shënoi dy herë në pjesën e parë dhe ishte në kontroll të lojës edhe për faktin se Bërnli mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 43-të.
Njukasëll 2-1 Bërnli
31′ Guimaresh, 45’+8′ (p) Gordon / 90’+4′ (p) Fleming
Broja tenton që në fillim: (VIDEO)
Krosimi i Brojës kontrollohet nga portieri: (VIDEO)
Goli i Guimaresh: (VIDEO)
Kartoni i kuq i Lukas Pires (VIDEO)
Goditja me kokë e Brojës (VIDEO)
Goli i Fleming (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Njukasëll – Bërnli
