Janë të paktën 4 institucione të Drejtësisë, nga KLGJ, KLP, Prokuroria e Përgjithshme e deri te SPAK-u të cilat janë prekur nga rishikimi i Buxhetit. Prej tyre vetëm KLP, përfiton një rritje të lehtë prej pak më shumë se 250 mijë euro, ndërsa tre të tjerat kanë dalë të humbura. Buxheti i tyre është ulur.
Më i dëmtuari duket SPAK me më pak se afro 4.8 milionë euro, i ndjekur me më shumë se 4 milionë euro të tjera që i hiqen KLGJ-së, institucioni që menaxhon gjithë sistemin gjyqësor. Mbi 1 milion euro më pak do të ketë dhe Prokuroria e Përgjithshme.
BUXHETI PËR INSTITUCIONET E DREJTËSISË
Ishte Bëhet
SPAK 23.49 mln euro 18.8 mln euro
KLGJ 60 mln euro 56 mln euro
KLP 1.87 mln euro 2.11 mln euro
Prokuroria e Përgjithshme 32 mln euro 31 mln euro
Nga Ministritë, ajo e Mbrojtjes e Shëndetësisë kanë njohur po ashtu tkurrje për shkak të mos-realizimit të projekteve të parashikuara.
BUXHETI PËR MINISTRITË
Ishte Bëhet
M. Shëndetësisë 80.525 mld lekë 80.288 mld lekë
M. Mbrojtjes 52.6 mld lekë 48.7 mld lekë
Ministritë e tjera që nuk u prekën nga struktura e re qeveritare, kanë pësuar rritje.
BUXHETI PËR MINISTRITË
Ishte Bëhet
M. Bujqësisë 14.852 mln lekë 14. 913 mln lekë
M. Drejtësisë 14.443 mln lekë 14.930 mln lekë
M. Brendshme 31.043 mln lekë 31.769 mln lekë
Pjesa e luanit i takon ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga 691 milionë euro buxheti në fillim, me këtë rishikim i rritet në 751 milionë euro. Por vetëm gjysma e fondeve shkon për rrugë, pjesa tjetër prej 30 milionë euro, janë mbështetje për Albcontrol, që vijon të vujë problemin e bllokimit të llogarive jashtë vendit.
Me rishikimin e buxhetit marrin fonde për herë të parë edhe ministritë e reja, portofolet e të cilave ndryshuan në shtator kur i njoftua qeveria e re.
Kështu, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka buxhet 473 milionë euro. Kjo ministri kishte më herët në strukturë edhe kulturën e cila tashmë është bashkuar me turizmin dhe sportin me buxhet total 69 milionë euro.
Ministria e Mjedisit, e cila deri në shtator ka qenë një me turizmin tanimë ka buxhet të veçantë, që shkon në 29 milionë euro, dhe ajo e Arsimit që është e ndarë nga sporti që buxheti i saj është 610 milionë euro.