Gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Për të nëntën herë edhe seanca e djeshme dështoi sikurse ato paraprake.
Mirëpo për dallim nga seancat e kaluara në seancën e djeshme votimi për kandidatën e VV-së, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit u tentua të bëhej me votim të formës së msheftë.
Kjo u kundërshtua nga partitë opozitare. Lidhur me këtë Eugen Cakolli nga KDI tha se Dehari ka kryer shkelje procedurale tri herë në Kuvend dhe poashtu sipas tij ai ka tejkaluar komeptencat.
“Është hera e tretë që Dehari në cilësinë e kryesusit të seancës që është vetëm aty për shkak të moshës së tij, është hera e tretë që kryen shkelje procedural dhe bënë tejkalim të kompetencave që i njëjti i ka”, tha Cakolli në RTV 21.
Seanca e dhjetë me radhë pritet të mbahet të shtunën me 3 maj duke filluar nga ora 10:00.