Mevlan Ademi, organizatori i protestës që u mbajt në Shkup, ku studentët shqiptarë kërkonin zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, i është përgjigjur një deklarate të presidentes së Maqedonisë së Veriut.Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ishte shprehur se “ishte e drejta dhe detyra e çdo qytetari që të dinin gjuhën maqedonase”.
Studenti Mevlan Ademi i është përgjigjur duke sqaruar se e drejta nuk mund të kufizohet në një gjuhë të vetme.
Duke dhënë shembuj nga vende si Finlanda, Zvicra apo Belgjika, studenti Ademi u shpreh se edhe rasti i tyre është i njëjti dhe nuk mund të përjashtohet nga praktikat ndërkombëtare, duke shtuar se shtetet shumëgjuhëshe funksionojnë mbi parimin e barazisë reale, jo të kufizimit.