Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan këtë të martë (10 qershor) ndeshjen e katërt në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Në stadiumin ‘Skonto’ të Rigës përballë kuqezinjve është Letonia vendase, me sfidën që filloi në orën 20:45. Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë nga barazimi 0-0 kundër Serbisë tre ditë më parë në Tiranë, ndërsa Letonia e ka pasur pushim dhe në letër është më e freskët nga ana fizike.
Te tanët trajneri Sylvinho nuk do ketë të gatshëm dy qendërmbrojtësit, Berat Gjimshiti për shkak të pezullimit për kartona dhe Arlind Ajetit për shkak të një lëndimi muskulor në kofshën e majtë. Të dy ishin titullarë kundër Serbisë.
45+5′ Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
45+4′ Cernomordijs shlyen gabimin e autogolit dhe në shtesën e katërt të pjesës së parë shënon për Letoninë duke vendosur ekuilibrat në 1-1. Një aksion nga këndi shfrytëzohet nga kapiteni vendas për t’u kthyer nga “djall në engjëll”. Gol me kokë nga mbrojtësi që kërceu më lart se Balliu.
45′ Pesë minuta shtesë.
29′ GOOL! Shqipëria kalon në avantazh me autogolin e Cernomordijs. Një krosim nga Hoxha nuk u ndal si duhet nga portieri, me topin që pas një ping-pongu u përplas te Cernomordijs dhe u ndal në rrjetë.
21′ Strakosha i ka kuptuar krahun dhe ka ndalur penalltinë e dyshimtë të Ikaunieks.
17′ Gutkoskis rrëzohet në zonë, arbitri turk Umut Meler akordon 11 metërsh. Protesta nga tanët pasi në pamje duket që Kumbulla nuk ka kontakt me sulmuesin vendas. Pas këshillimit në kufje arbitri nuk e anullon penalltinë.
12′ Broja ‘vjedh’ një top dhe futet bukur në zonë. Sulmuesi pason për Laçin, por goditja e tij ndalet në këmbët e mbrojtësit vendas.
9′ Katër goditje këndi, nga dy për secilën skuadër. Tanët qarkullojnë topin.
6′ Loja përqëndrohet në mesin e fushës.
2′ Gutkovskis godet me kokë, pret Strakosha.
1′ Topi i parë shkelmohet nga tanët.