Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, pasi Kurti sot dështoi të formojë qeverinë e re në mungesë të numrave, ka thënë se kreu i VV-së ka tentuar të sundojë sepse nuk ka ditur të qeverisë.
Ajo përmes një postimi në Fcaebook ka shkruar se deputetët i treguan se kjo mendësi nuk kalon.
Çitaku tutje ka shkruar se Kurti tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj i plotë:
Tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim.
Ka tentuar të sundojë, sepse nuk ka ditur të qeverisë.
Për pesë vite me radhë, ka sulmuar gjykatat, prokurorinë, mediat, bizneset dhe sindikatat. Ka goditur këdo që nuk i është nënshtruar.
Edhe sot, i njëjti diskurs: “Ejani e më votoni, sepse ashtu po them unë.”
Por koha e arrogancës po mbaron.
Demistifikimi i figurës së tij filloi ditën e parë që mori pushtetin. Tendencat totalitare u panë menjëherë.
Sot, të zgjedhurit e popullit i treguan qartë se kjo mendësi nuk kalon.