Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav viziton komunën e Gjakovës (ora 10:30, komuna e Gjakovës, ora 11:00 konferencë për media).
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim organizon ceremoninë e shpërndarjes së makinerive bujqësore në kuadër të projektit “Mbështetja e fermerëve të Mamushës me mekanizëm bujqësorë” (Ndërtesa e Komunës së Mamushës, ora 11:00).
GGP Handover Ceremony – “Projekti për Ndërtimin e një Shtëpie për Depozitimin e Mbeturinave në Fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit” (ora 11:00, ndërtesa e Komunës së Dragashit).
Apeli në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës (në orën 11:30 sipas orës së Evropës Qendrore).
Seancë dëgjimore në rastin e Liridona Ademajt, flet vëllau i saj Leonard Ademaj (ora 13:10).
Platforma “Liria ka emër” konferencë për media në Hotel Sirius (ora 14:00).
Kremtimet e Festës kombëtare franceze në Kosovë, ambasadori francez, Olivier Guerot organizon pritje në hotelin Emerald për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare (ora 18:30).