Qytetarët kanë vlerësuar si problem më të madh me 19.6% infrastrukturën (rrugët, parkimi, komunikacioni, ndërtimet), me 18.4% korrupsionin dhe nepotizmin (punësimi i kuadrove partiake, ndarja e tenderëve dhe mjeteve buxhetore, mito), me 18.2% shërbimet komunale (uji i pijshëm, grumbullimi i mbeturinave, ndriçimi publik, pagesat e taksave), me 15.8% arsimin (kushtet në shkolla, politizimi, mungesa e stafit) me 14.5% mjedisin (mbeturinat/deponitë, ndotja e ajrit, ndotja e ujit, ndotja e tokës) dhe problemet tjera me 13.6%.
Çka premton Emir Sulejmani në programin e tij për Zhelinën?
Programi i Sulejmanit është i fokusuar në disa prioritete edhe atë: financa të pastra, buxhet i stabilizuar, infrastrukturë funksionale, arsim, rini, ekonomi, mjedis, transparencë. Më poshtë janë premtimet e tij për këtë komunë.
Infrastrukturë: Zgjerim i planeve urbanistike në të gjitha vendbanimet, në bashkëpunim me qytetarët dhe profesionistët e urbanizmit. Ndërtim i rrjetit të kanalizimit për 7 vendbanimet e Dervendit (Dëbërcë, Llërcë, Grupçin, Çiflik, Kapazhdoll, Novosellë dhe Rogle), me stacion filtrimi në Rogle. Rrjet kanalizimi në Cerovë dhe Leshnicë të Poshtme. Zgjerim i vazhdueshëm i rrjetit të kanalizimit deri në 1 km çdo vit nga ndërmarrja publike, në zonat ku rrjeti ekziston.
Ujësjellësi: Faza e dytë e ujësjellësit rajonal: nga rezervuari në Zhelinë deri në gurëthyesin e Dëbërcës, përfshirë rezervuarin për 8 vendbanimet e Dervendit (Dëbërcë, Llërcë, Grupçin, Çiflik, Kapazhdoll, Novosellë, Rogle, Cerovë) dhe rezervuarët e vegjël për zonat mbi 590 m lartësi mbidetare. Përpjekje maksimale për realizimin e ujësjellësit Sharri, projekt rajonal me katër komuna të Pollogut (Vrapçishti, Bogovina, Bërvenica, Zhelina), me vlerë €12–15 milion. Përfundimi i rrjetit sekondar për Pallaticë, Trebosh dhe Uzurmisht. Rrjet sekondar me pusetat dhe ujëmatësit për 8 vendbanimet e Dervendit. Ujësjellësi në pjesën e epërme të Leshnicës së Poshëtm. Ndërtimi i rezervuarit të ri në Strimnicë, në nivelin e nevojshëm mbi det. Dokumentacion teknik dhe realizimi i mundshëm i ujësjellësit për Sallarevë dhe Leshnicë të Epërme. Zgjerim i përhershëm i rrjetit të ujësjellësit deri në 1 km çdo vit nga ndërmarrja publike.
Rrugët: Rikonstruksioni i rrugës nga shkolla në Zhelinë deri te hyrja e Strimnicës, si dhe asfaltimi i rrugës Strimnicë–Saraqinë. Asfaltimi i segmentit Grupçin–Dëbërc. Zgjerim dhe rikonstruim i segmentit Grupçin–Kapazhdoll. Hapja dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Novosellë–Rogle (900 m) dhe bekatonizimi ( me mundësi asfaltimi ) i “Rrugës së UÇK-së” në Rogle (1.2 km). Tamponizimi (me mundësi asfaltimi) i rrugës Cerovë -Erebinë (Zhelinë). Hapja, trasimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse mes f.Sallarevë dhe f.Gurgurnicë. Hapja e qarkores në Pallaticë sipas planit urbanistik (përreth prockës dhe lumit Vardar, deri te “Pallatica e Poshtme”. Ndërtimi i qarkores në Zhelinë: nga Ura e Gurit rreth lumit Vardar deri në Saraqinë, përmes Potokut dhe lidhjes me rrugën afër shkollës fillore, deri në Strimnicë (Murgjash). Asfaltimi i rrugëve 106 ( pjesa e mbetur pa asfaltim) dhe 107 në Zhelinë. Ndërtimi i shëtitores përskaj rrugës së vjetër regjionale prej f.Zhelinë deri në f.Grupçin. Bekatonizimi i rrugëve dhe rrugicave në të gjitha vendbanimet. Mirëmbajtje e rregullt sezonale dhe rikonstruksion i rrugëve ekzistuese. Zgjerim i ndriçimit publik me sistem LED në gjithë territorin e komunës.
Arsim: Rikonstruim i objektit shkollor në fshatin Trebosh sipas projektit ekzistues. Zgjerim dhe rikonstruim i shkollës në fshatin Uzurmisht. Mbindërtim dhe rikonstruim i shkollës në fshatin Rogle. Pajisje moderne për klasat dhe kabinetet, duke përfshirë teknologji bazë për mësim cilësor. Sigurim i kushteve minimale të ngrohjes, higjienës dhe mirëmbajtjes së rregullt. Ndërtimi i një çerdheje komunale me staf të kualifikuar dhe orar fleksibil dhe me nga një paralele të shpërndarë nëpër çdo shkollë komunale.
Mjedis: Pastrim sistematik i deponive ekzistuese dhe higjienë publike të qëndrueshme. Krijimi i një sistemi të organizuar për menaxhimin e mbetjeve. Vendosje e pikave të riciklimit dhe edukim qytetar për ndarjen e mbeturinave. Inspektim aktiv për parandalimin e krijimit të deponive të reja.Ndërtimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Vardar dhe prockave në Pallaticë, Trebosh, Leshnicë, Llërcë-Çiflik dhe Dëbërcë. Pastrim i shtretërve të lumenjve dhe degëve të drunjëve përgjatë rrugëve të fushës. Sanim i rrugëve të fushës, projekt i lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin e bujqësisë.
Rini, kulturë, sport, ekonomi: Funksionalizim real i qendrës rinore me aktivitete të vazhdueshme. Themelimi i Këshillit Rinor Komunal për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje. Mbështetje për profesionet deficitare me subvencion prej 30.000 denarësh për të rinjtë që diplomojnë në këto fusha. Ndërtim dhe mirëmbajtje të fushave sportive në shkolla dhe vendbanime: 1. Rregullim i oborit dhe fushës në Novosellë. 2. Fusha sportive në Trebosh, Merovë dhe Leshnicë të Epërme. 3. Fushë sportive në Kapazhdoll (pas zgjidhjes së çështjeve pronësore). Fusha të mëdha futbolli për disa vendbanime në Çiflik dhe Trebosh. Tre salla sportive për disa vendbanime: një në Grupçin , një në Pallaticë ose Trebosh dhe një në Strimicë. Organizimi i Krosit tradicional pranveror për shkollat fillore në nivel komunal. Stimulimi, financimi dhe themelimi i shoqërive kulturo-artistike që promovojnë traditën dhe kulturën e komunës. Mirëmbajtja e objekteve me karakter historik, si Ura e Gurit dhe lapidaret e ndryshëm. Zonë industriale funksionale me rrugë, ujësjellës, kanalizim dhe energji të garantuar. Hapja e Zyrës së Diasporës me staf të përhershëm, që ofron asistencë për investitorët jashtë vendit: dokumentacion, leje ndërtimi, partnerë lokalë.
Transparenca: Publikim online i çdo kontrate, vendimi dhe shpenzimi komunal. Seanca të rregullta publike me qytetarët për projektet dhe buxhetin. Rishikim i shitjeve të tokave publike, publikim i kontratave dhe anulim i atyre pa procedurë ligjore. Platformë digjitale ku qytetarët ndjekin projektet në kohë reale. Raportim tremujor i gjendjes financiare të komunës.
Çka premton Blerim Sejdiu në programin e tij për Zhelinën?
Drafti i parë i programit të cilin na dërguan nga ekipi i Sejdiut është i fokusuar në infrastukturë dhe i njëjti përmban premtimet e mëposhtme për secilin vendbanim veçmas.
Zhelinë: Ndërtimi i Çerdhes për fëmijë. Rregullimi i Parkut rekreativ buzë Vardarit. Rekonstruimi i stadiumit. Rekonstruimi i rrugës nga Bulevardi në drejtim të lagjes së epërme. Fillimi i lagjes “Zhelina e Re”.
Pallaticë: Ndërtimi i rrjetit të Ujësjellësit. Ndërtimi i Sallës së sportit. Rregullimi i qendrës së fshatit. Lidhja e rrugës Uzurmisht-Pallaticë.Trotoari gjatë rrugës Pallaticë-Zhelinë.
Çiflik: Rregullimi i shtratit të përrojit. Ndërtimi i rrjetit ë kanalizimit fekal. Asfaltimi i dy rrugicave brenda fshatit. Ndërtimi i fushës së sportit.
Strimnicë: Ndërtimi i rezervuarit të ri. Asfaltimi i rrugës Strimnic-Saraqinë. Asfaltimi i rrugës Strimnicë-Zhelinë. Ndërtimi i Sallës së sportit.
Trebosh: Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit. Ndërtimi i qendrës së fshatit. Zgjerimi i planit urbanistik. Ndërtimi i rrugës nga Treboshi deri në Pallaticë (nga lagja e poshtme).Asfaltimi i një rrugice brenda fshatit.
Uzurmisht: Rekonstruimi i rrugës Uzurmisht-Shemshovë. Rekonstruimi i rruges Uzurmisht-Pallaticë (fusha). Hapja e rrugës së re nga Uzurmishti deri tek Stadiumi i Shemshovës. Ndërtimi i rrjetit të Ujësjellësit.
Grupçin: Ndërtimi i Sallës së Sportit. Rregullimi i sistemit të ujit për pije. Asfaltimi i rruges nga fshati deri tek dalja e fshatit (fusha). Ndërtimi i stacionit të zjarrfikësве. Ndërtimi i objektit të qendrës sociale.
Dëbërcë: Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal. Ndertimi i rruges deri në Kallbarevë.
Llërca: Rregullimi i qendrëс së fshatit “Rrugat”. Rekonstruimi i 3 rrugicave brenda fshatit. Ndërtimi i trotoarit nga dalja e fshatit deri tek varrezat.
Sallarevë: Rekonstruimi i shkollës. Asfaltimi i rrugës Gurgunicë – Sallarevë. Asfaltimi i rrugës Sallarevë – Merovë.
Kapazhdoll: Ndërtimi i rezervuarit të rij të ujit të pijshëm. Ndërtimi i disa rrugicave brenda fshatit. Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit “Krua e malit” deri tek rezervuari.
Leshnicë: Asfaltimi i rrugës brenda fshatit.
Merovë: Rekonstruimi i rrugës. Rekonstruimi i shkollës së fshatit.
Cerovë: Asfaltimi i rrugës Cerovë-Zhelinë. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal.
Novosellë: Asfaltimi i rrugës Novosellë-Rogle.Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal.
Rogle: Rekonstruimi i shkollës së fshatit. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal.
Ndryshe, këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e vendit.
Rrethi i parë do të mbahet më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë më 2 nëntor.
Fushata për rrethin e parë ka filluar më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 17 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë do të vazhdojë deri më 31 tetor.