Njëtym i madh ka dalë nga disa objekte në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.
Zjarri ka përfshirë dy lokale dhe një shtëpi.
Lajmin e ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisë, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth.
Sipas tij, vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth 20,000 mijë euro.
“Ju njoftojmë se më 03.08.2025, rreth orës 18:53, kemi pranuar një informacion për një zjarr në një lokal, përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj,
Lidhur me rastin janë njoftuar menjëherë, Njësia e zjarrfikësve Patrullat dhe Njësia e hetimeve nga SP Kaçanik, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, me qëllim të parandalimit të rrezikut të mëtejshëm.
Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisë, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth”, ka thënë Veseli.
Ai ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet në lidhje me rastin