8
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Europa po afron dhe nuk e gjen Partizanin në formën më të mirë të mundshme. Të kuqtë kanë aktualisht dy lojtarë të dëmtuar. Bëhet fjalë për Redon Ismailin dhe Andi Janjevën. Asnjë prej tyre nuk do të jetë i gatshëm në Europë.
Të dy vazhdojnë të dëmtuar, ndërsa nuk ishin të pranishëm me skuadrën në fazën përgatitore të Ohrit. Ismaili mund të konsiderohet mungesa që peshon më shumë, pasi vjen në mesfushë ku Partizani shfaq nevojë. Në anën tjetër, situata në mbrojtjen e Partizanit shfaqet e qëndrueshme.
Kështu edhe mungesa e Janjevës mund të mos ndihet. Kujtojmë se Partizani do të luajë ndeshjen e parë në Talin. “Demat” do të zbresin në fushë, më 10 korrik, ora 20:00, për t’u përballur me Kaljun.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com