Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29 maj, jetës parlamentare.
Në orën 10:00 është parashikuar Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa në orën 12:00 pritet të nisë seanca plenare. Në Konferencë pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
Sipas kalendarit zyrtar, do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë.
3 parti të reja për herë të parë me 4 deputetë në Kuvend, Lapaj fitoi nga lista e hapur! ‘Digjet’ Qori, mandatin e mori Redi Muçi
LEXO EDHE:
3 parti të reja për herë të parë me 4 deputetë në Kuvend, Lapaj fitoi nga lista e hapur! ‘Digjet’ Qori, mandatin e mori Redi Muçi
Në shtator, ligjvënësit aktualë do të duhet të ‘lirojnë’ vendin për deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Disa prej tyre janë rikonfirmuar për një mandat tjetër, por shumë emra s’do të jenë më në Kuvend.
Parlamenti aktual, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, e ka nisur mandatin e tij më 10 shtator 2021. Për këtë arsye, parlamenti i ri i 11 majit pritet të konstituohet brenda 10 ditëshit të dytë të shtatorit, pasi sipas Kushtetutës, Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të mandatit të legjislaturës së mëparshme.
Aktivitete (29 Maj 2025)
Konferenca e Kryetarëve
– Vendndodhja:Salla “Pjetër Arbnori”
– Ora:10:00
1. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
2. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.
3. Raporti i monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024.
Seancë plenare
– Vendndodhja:Salla e seancave plenare
– Ora:12:00