Deputetit Johanes Volkmann, nipi i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, të dielën tha se në mënyrë që Kosova të bëjë përparim qoftë drejt Bashkimit Evropian apo NATO-s, duhet që të ketë njohje të plotë dhe vendet bëjnë zgjidhje sovrane për të pranuar shtetet tjera.
Ai shtoi se Gjermania duhet të përdor peshën e saj politike për ta bërë të qartë se nëse duan të shohin një të ardhme evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se këtu nuk duhen diskutime për zhvendosje të kufijve, por të sigurohen që integrimi evropian të bëhet realitet.
“Keni prekur një pikë shumë të rëndësishme, në mënyrë që Kosova të bëjë përparim qoftë drejt Bashkimit Evropian apo NATO-s, duhet që të ketë njohje të plotë dhe vendet bëjnë zgjidhje sovrane për të pranuar shtetet tjera, dhe çka mund të bëjnë vendet sikur Gjermania, mundësitë janë të limituara. Por ne mund ta bëjmë shumë të qartë qasjen tonë, dhe kjo është që Republika e Kosovës është një vend i pavarur, dhe pavarësia e saj është e pakthyeshme. Dhe sidomos sa i përket integritetit territorial dhe diskutimeve që ndoshta akterë revizionist mund të i shfaqin, këtu ka diçka shumë të rëndësishme për ne, Gjermania duhet ta përdor peshën e saj politike që ta bëjë të qartë se nëse ne duam të kemi një të ardhme evropiane për të gjitha vendet e perëndimit të Ballkanit, ne nuk duhet të kemi diskutime për zhvendosje të kufijve, e tjera por të sigurohemi që integrimi evropian të bëhet realitet. Kjo tregon reforma, bashkëbisedim, dialog, dhe këtë ne duhet ta bëjmë me Kosovën dhe vendet tjera të rajonit”, u shpreh Volkmann në klan kosova.