Detaje tronditëse/ Arrestohet një mashkull në rastin e vajzës që ra nga kati i 7-të në Prishtin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën rreth orës 15:53 në Prishtinë, ku një vajzë 26 vjeçare ka rënë nga kati i 7-të i një ndërtese.
Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, nën veprën “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SHTYTJE NE VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE
Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.