Kjo ishte porosia që kryeministri Edi Rama u dha ambasadorëve të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës, të cilët u mblodhën sot në Tiranë, në kuadër të Konferencës së përvitshme së Ambasadorëve Diplo2025, “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”,
“Para, së gjithash edhe në emrin tuaj më lejoni që dhe unë ashtu si ministri juaj t’i uroj mirëseardhjen në Shqipëri një miku, ministrit të jashtëm të Qipros, i cili vjen sot këtu edhe në rolin e rëndësishëm të përfaqësimit të presidencës europiane të radhës por edhe pa dyshim për të shtyrë përpara një arritjeje të rëndësishme për ne, pasi Qipro është një vend i vogël por që ka bërë sukses të admirueshëm, dhe në dijeninë time edhe presidenti i Republikës i ka përcjellë një ftesë presidentit qipriot për të vizituar Shqipërinë. Konferenca tradicionale e ambasadorëve këtë vit vjen në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt majës së shumë ëndërruar të Bashkimit Europian dhe pa asnjë diskutim të gjitha forcat e shërbimit diplomatik kudo nga Brukseli e në çdo kryeqytet tjetër duhet të fokusohen në radhë të parë te ky objektiv historik që tani më është më i afërt se asnjë tjetër, dhe që duhet përmbushur me sukses procesi i negociatave për anëtarësimin me ratifikimin me sukses të vendimit të anëtarësimit nga 27 parlamenteve të vendve të Bashkimit Europian. Këto katër vjet të cilat përkojnë me këtë agjendë janë 4 vjet që asnjë ditë nuk duhet humbur dhe ku koha nuk pret për të përgatitur të gjithë terrenin e mbështetjes së vendimit që do të marrë Këshilli Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sa i përket negociatave sigurisht që ato zhvillohen mbi bazë dypalëshe, mes Shqipërisë dhe Komisionit europian, por edhe e gjithë atmosfera rreth tyre ka një rëndësi të veçantë dhe është e ndikueshme nga faktorë të ndryshëm. Për këtë arsye është më shumë rëndësi puna e përditshme e shërbimit tonë diplomatik, dhe fokusi i përditshëm në disa prej vendeve europiane”,- tha Rama ndër të tjera.
Kreu i qeverisë nuk la pa kritikuar pjesën e diplomacisë ekonomike të Shqipërisë duke shtuar se kjo është hallka më e dobët në diplomacinë shqiptare, ndërsa lavdëroi misionin tonë në Bruksel.
“Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës he shërbimit tonë diplomatik është diplomacia ekonomike, roli i përfaqësive tona është i dobët, përjashto raste shumë specifike që lidhen me vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është thuajse inegzistent. Është bërë dhe një konferencë e dedikuar për angazhimin e përfaqësive tona diplomatike, por rezultate lënë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që ky aspekt duhet te jetë prioritare dhe që t’i themi gjërat sic janë, qeveria këtu në Tiranë ua ka lehtësuar punën jashtëzakonisht”, tha Rama.
Më tej, numri një i ekzekutivit tha se është e papranueshme që një vend i vogël si i yni, të mos ketë një regjistër të përditësuar vazhdimisht me shqiptarë të cilët shkëlqejnë në profesionet e tyre, në vendet e huaja.
“Jemi një vend i vogël dhe popull i vogël që nuk e kemi luksin të mos kemi as dijeni për burimet tonë njerëzore jashtë vendit, për shqiptarët e shkolluar, profesionistë e jashtëzakonshëm, që ne i kemi në të gjitha vendet e botës. Dhe minimalisht dijeninë për ta, për ekzistencën e tyre duhet të na e garantojë shërbimi diplomatik. Me këtë dijeni shumëçka tjetër mund të ndërtohet”,- përfundoi Rama.
Edi Rama bëri thirrje që të gjithë shqiptarët në rajon të unifikohen në perspektivën evropiane dhe me krenari nënvizoi mbajtjen e Samitit të NATO-s, për herë të parë në Shqipëri, në vitin 2027. Një ligj i ri që është përgatitur do të fusë në provim të gjithë diplomatët ndërsa një Akademi Diplomatike që do të ngrihet, do të rrisë edukim në vazhdim për të gjithë trupën. Në këtë moment, Rama ju dha ambasadorëve një lajm të mirë për pagat.
“Një draft për këtë reformim është gati dhe së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë do të miratojmë të gjithë kuadrin e ri që do t’i mundësojë Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të jetë më moderne dhe më efektive në përmbushjen e nevojave tona, që do të rrisë njëkohësisht kërkesën ndaj përfaqësuesve por edhe mbështetjen e përfaqësive diplomatike”,- tha Rama.
Diplo2025/ Silvio Gonzato ju jep porosi diplomatëve shqiptarë: Promovoni punën e SPAK
1757329105_90001730317999xgonzato1sd343.webpNë Konferencën e Ambasadorëve foli edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Ai kërkoi që të promovohet më fort nga diplomatët tanë puna e SPAK, pasi disa shtete të BE-së kanë ankth për situatën kriminale dhe nuk janë të ndërgjegjësuar sa duhet me atë që po ndodh këtu.
Konferenca/ Ministri i Jashtëm i Qipros vlerëson arritjet e Shqipërisë: Ka bërë progres të jashtëzakonshëm! Meriton përgëzime
Në konferencën 3-ditore e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë Diplo 2025 me temë “Shqipëria 2030: në Europë, e ndërlidhur me botën”, ishte i ftuar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Qipros . Gjatë fjalës së tij, Kumbos tha se Shqipëria ka zhvilluar progres të madh në rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Europian, dhe se vendi ynë duhet të vijojë të intensifikojë përpjekjet për të ecur para.
“Është e dukshme për të gjithë, që në arenën ndërkombëtare Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm përpara në praninë e saj diplomatike ndërkombëtare. Natyrisht që kreditet e saj janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Mendoj se ne duhet të përgëzojmë ata persona që janë përgjegjës për diçka të tillë. Do të përqendrohem tek integrimi evropian, tek procesi i zgjerimit dhe tek presidenca jonë e ardhshme dhe sesi këto përmasa janë të ndërtuara. Çdo konferencë e këtij lloji është mundësi për pjesëmarrësit edhe për pritshmëritë e organizatorëve për të krijuar kushte për të koordinuar për të bërë një inventar të situatës dhe për të vendosur objektivat”, vijoi ai. Në rastin tuaj është e qartë që objektivi qendror është i përqendruar tek Bashkimi Evropian. Shqipëria meriton përgëzime për progresin e shpejtë për shumë grup-kapituj në rrugëtimin tuaj evropian. Ju keni zgjeruar këtë rrugëtim dhe fundi i këtij rrugëtimi është afër. Një fund që do të shënjojë një fillim të ri! Thënë kjo, ka shumë punë për të bërë dhe intensifikimi i përpjekjeve është mënyra më e mirë për të ecur para”, tha Kombos.
Po ashtu Kombos shprehu mbështetjen e Qipros për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Në këtë proces duhet të jeni të sigurt që Qipro do të qëndrojë krah vendit tuaj si një lehtësues konstruktiv dhe i dobishëm për të gjitha përpjekjet që do të bëni për të arritur këtë objektiv fundor”, tha ai.
Ndërsa sa i përket rrugëtimit për në BE, Kombos ka deklaruar se Shqipëria duhet të ndërojë një sistem burokratik që duhet t’i përgjigjet të gjitha sfidave që do të përballet Shqipëria kur të bëhet pjesë e BE-së.
”Dua t’i referohem mësimeve të nxjerra për periudhën e pas të bërit anëtar i BE-së. Sipas meje elementi kyç për t’u kuptuar është që Bashkimi Evropian është i papërsosur, është një punë në vazhdim e sipër, por në të njëjtën kohë është një eksperiment unik politik, një mrekulli, një rrjet e sigurt, përshpejtues, nxitës i mundësive. Kërkon që të ndërtohet masa kritike burokratike për të qenë të aftë që t’u përgjigjeni të gjitha sfidave që do të përballeni kur të bëheni pjesë e BE-së. Përgatituni për çfarë do të vijë. Sigurohuni që masa kritike, burokratike, teknike të jetë e ndërtuar me një ekspertizë që mbetet e përkushtuar ndaj projektit evropian. Shtetet anëtare, shtete kandidate dhe të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e BE-së ndajnë të njëjtin vizion dhe vizioni duhet verifikuar. Ka të bëjë me përqafimin e vlerave të unionit. Ka të bëjë me faktin që ju të jeni të harmonizuar me rregullat e Bashkimit Evropian. Ky angazhim është detyra kryesore e procesit të anëtarësimit. Kjo krijon mundësi, por vjen dhe me përgjegjësi”, deklaroi Kombos.
Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik, drafti i ri është gati për në Kuvend! Rrisim mbështetjen financiare
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në ligjin për funksionimin dhe organizimin e trupës diplomatike të Shqipërisë, si dhe mbështetje të shtuar financiare. Në Konferencën e Ambasadorëve, Diplo2025, kreu i qeverisë tha tashmë ekziston një draft, që do dërgohet në parlament për miratim.
“Rritja e Akademisë së Diplomacisë sipas modeleve më të mira europiane është një hap shumë i nevojshëm, i domosdoshëm i cili më në fund po hidhet, ndërkohë që i domosdoshëm është edhe reformimi i kuadrit normativ të shërbimit të jashtëm. Një draft për këtë reformim është gati dhe së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë do të miratojmë të gjithë kuadrin e ri që do t’i mundësojë Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të jetë më moderne dhe më efektive në përmbushjen e nevojave tona, që do të rrisë njëkohësisht kërkesën ndaj përfaqësuesve por edhe mbështetjen e përfaqësive diplomatike. Për të shfrytëzuar siç duhet potencialin që kemi, duhet një motivim edhe më i madh financiar i trupës sonë të shërbimit të jashtëm”,- tha Rama.
Rama kritikon ambasadorët e Shqipërisë: E papranueshme që një vend i vogël si i yni nuk ka regjistër të shqiptarëve që shkëlqejnë nëpër botë
Kryeministri Edi Rama u kërkoi ambasadorëve të Shqipërisë në vendeve të ndryshme, që u mblodhën sot në Tiranë në sajë të Konferencës së Ambasadorëve, Diplo2025,  të kërkojnë dhe regjistrojnë në mënyrë të plotë komunitetet shqiptare nëpër botë. Numri një i ekzekutivit tha se është e papranueshme që një vend i vogël si i yni, të mos ketë një regjistër të përditësuar vazhdimisht me shqiptarë të cilët shkëlqejnë në profesionet e tyre, në vendet e huaja.
“Pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë atdheut në zgjedhje forcon jo thjeshtë rolin e tyre në aspektin e fuqisë vendimmarrëse në vend, por forcon edhe nivelin e detyrimit tonë për t’u shërbyer dhe për t’u organizuar me ta. Edhe këtu ka disa arritje të veçanta, suksese apo më saktë pozitive, por në tërësi jemi shumë mbrapa. Jemi një vend i vogël dhe popull i vogël që nuk e kemi luksin të mos kemi as dijeni për burimet tonë njerëzore jashtë vendit, për shqiptarët e shkolluar, profesionistë e jashtëzakonshëm, që ne i kemi në të gjitha vendet e botës. Dhe minimalisht dijeninë për ta, për ekzistencën e tyre duhet të na e garantojë shërbimi diplomatik. Me këtë dijeni shumëçka tjetër mund të ndërtohet. Por që ne të mos kemi një database që pasurohet dita ditës me profesionistë shqiptarë në territorët e mbarë botës, dhe kur shumë shqiptarë shkëlqejnë dhe bëjnë sukses dhe nuk kanë nevoja materiale ndaj Shqipërisë por do ta mirëprisnin një ftesë të Shqipërisë për të kontribuar, ndërkohë që bota është bërë kaq e ndërlidhur, kur nuk ka më asnjë nevojë për të lëvizur, që aty ku je që të japësh një kontribut, është e papranueshme që ne kemi kaq padituri për një kapital të jashtëzakonshëm që kemi jashtë vendit”,- tha Rama.
Ora 10:10
Rama: Shqipëria ka tejkaluar pritshmëritë! Hallka më e dobët e shtetit, diplomacia ekonomike! Kontributi i ambasadorëve thuajse inegzistent
Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin e tij në punën dhe impenjimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit drejt BE-së teksa ka falënderuar dhe grupin e punës të ngritur për ndërveprimin e negocatorëve europianë.Ndër të tjera, shefi i qeverisë nuk ka lënë pa kritikuar dhe pjesën e diplomacisë ekonomike të Shqipërisë duke shtuar se kjo është hallka më e dobët në diplomacinë shqiptare.
“Dua të theksoj se është e domosdoshme që shërbimi ynë të zhdërvjellësohet që shërbimi ynë të jetë një pikë referimi për talentet dhe për vajzat dhe djemtë që kanë dije dhe kanë ambicie për t’i shërbyer Shqipërisë, dhe nga ana tjetër të rrisë kapacitetin për të shkuar përtej rutinës së përditshme. Dua të veçoj këtu shembullin pozitiv i cili duhet të jetë në frymëzim për të gjithë, qasjen e Ministrisë së Jashtme në raport me shërbimin të gjithë procesit të punës për formësimin e trupës në ambasadën tonë në Bruksel pranë komisionit dhe për punën me komisionin. Është bërë një punë e admirueshme për të hapur dyert për të gjithë ata që kishin dëshirë t’i bashkoheshin skuadrës së ambasadës dhe përmes një bashkëveprimi me ministrin e Jashtëm dhe 2 ministrat e  shtetit, kryesisht kryenegociatores dhe zëvëndësueses së saj dhe ambasadorit tonë në Bruksel Ferit Hoxhës, është arritur që të krijohet një bërthamë që nuk kam asnjë dyshim që është një nga investimet më të bukura që është bërë. Dhe me gjatë do të shërbejë për të fuqizuar siç duhet atë trupë që muaj pas muaj do të ketë një ngarkesë akoma më të madhe dhe patjetër do të jetë baza e asaj që do të vijë më pas e Shqipërisë pjesë e Europës. Nga ana tjetër dua të vë theksin tek domosdoshmëria për t forcuar më tej punën tonë si shërbim diplomatik në rajon në funksion të mbajtjes dhe rritjes së intensiteti të komunikimit, jo thjesht me qeverisë por me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë apo institucional dhe shoqërorë sepse për sa i përket rajonit ne kemi interesat më të mëdha strategjike dhe detyrimin që të jemi promotorët më të vendosur të paqes dhe stabilitetit në të gjithë këtë lagje të Europës. Nuk dua të bëj një listë të të gjitha angazhimeve që Shqipëria ka pasur dhe aktualisht ka  apo synon të ketë në tryezat e institucioneve ë ndryshe ndërkombëtare, por dua të theksoj një moment historik dhe sfidues që është ai i organizimit të samitit të NATOS-s në Shqipëri në vitin 2027. Pra faktikisht më pak se 2 vite nga sot. Në Shqipëri të rimblidhen të gjithë udhëheqësit e BE-së plus një numër tjetër udhëheqësish nga Europa dhe nga Amerika. Kjo është arritur tani ne duhet të përmbushin siç duhet të gjitha pritshmëritë që janë nga ana e Shqipërisë, dhe t’i tejkalojmë ato duke e shfrytëzuar ketë moment që Shqipëria mund të shkëlqejë botërisht. Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës he shërbimit tonë diplomatik është diplomacia ekonomike, roli i përfaqësive tona është i dobët, përjashto raste shumë specifike që lidhen me vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është thuajse inegzistent. Është bërë dhe një konferencë e dedikuar për angazhimin e përfaqësive tona diplomatike, por rezultate lënë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që ky aspekt duhet te jetë prioritare dhe që t’i themi gjërat sic janë, qeveria këtu në Tiranë ua ka lehtësuar punën jashtëzakonisht”, tha Rama.