Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Ditën Botërore të Gjuhës Rome.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë ftesë të veçantë, në Ditën Botërore të Gjuhës Rome, nga përfaqësuesja e parë e këtij komuniteti në qeveri, zv.ministrja Ina Majko, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Konferenca e Kryetarëve mblidhet për kërkesat e PD-së/ Diskutohet projektbuxheti i vitit 2026
Ndërkohë ministrja Ina Majko ka prezantuar nismën më të re, ku ka ftuar anëtarët e komunitetit rom në Shqipëri të dërgojnë historitë e tyre në një adresë elektronike të vënë në dispozicion, për të bërë të njohur historinë e madhe të këtij komuniteti.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome, një ditë për të kujtuar se gjuha jonë nuk është thjeshtë fjalë, është kujtesë, rrënjë, histori. Mbi 10 mijë njerëz flasin romisht në Shqipëri. Gjuhë që ka mbajtur gjallë historinë tonë të pa shkruar në libra por të mbajtur në zemrat e njerëzve tanë. Nga 5 nëntori-8 prill dërgo në historinë e familjes tuaj në Oprerroma5@gmail.com, një rrëfim një kujtim, sepse çdo histori e vogël është pjesë e historisë së madhe. Le ta bëjmë të dukshme të fortë të pavdekshme!”, thotë ajo.