Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur sot heqjen e sekuestrove për disa nga pasuritë e personave nën hetim të dosjes “AKSHI”.
GJKKO i hequr sekuestron shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k., në pronësi të biznesmenit Gëzim Hoxha.
Gjithashtu, i është hequr sekuestroja 410,595,663 lekëve në subjektin “FASTECH shpk” dhe 94,423,883 lekëve në subjektin “FASTECH shpk”, në pronësi të biznesmenit Andis Papa.
Edhe shuma prej 100,840,264 lekësh në subjektin “FASTECH shpk”, e biznesmenit Elison Jorgji, është nxjerrë nga sekuestroja.
Ndërsa biznesmenit Ergys Agasit i është liruar nga sekuestroja vetëm një apartament.
Më 21 prill SPAK njoftoi për sekuestrimin e të paktën 52 pasuri me vlerë të përbashkët 40 milionë euro, që i përkasin personave nën hetim në dosjen e “AKSHI-it”. Mes pasurive të sekuestruara përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte tregtare.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK vetëm biznesmenit Ergys Agasi iu sekuestruan në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution.
Vetëm në Tiranë i janë sekuestruar 7 pasuri të llojit pyll dhe ndërtesave 1 dhe 2 katëshe në to në zonën e Petrelës, një pasuri e llojit truall në Lundër, si dhe 6 partamente dhe 7 garazhe. Ergys Agasit i sekuestrohen gjithashtu edhe disa pasuri në Durrës, mes të cilave sipërfaqe truall, një ndërtesë dhe një apartament. Një tjetër truall dhe ndërtesë në bregdetin e Vlorës, në Gjilekë, një automjet Land Rover defender 2023 si dhe tre llogari bankare. Në mesin e asetevë të sekuestruara është edhe një pjesë e “Equos Resort”.
Agjentët e BKH dhe Policia e shtetit mësynë edhe në pronat e bisnesmenit tjetër të hetuar nga SPAK për lidhje me dosjen e AKSHI-t, Ermal Beqiri, ku ka sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare të tij. Mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese, një jaht luksoz, automjete të tjera si dhe të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve. Biznesmeni në kërkim e ka vendosur jahtin ‘Predator 50 Skyfall’ me vlerë afro 1 milion euro në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”. Në sy bien edhe trualli në resortin “Green Coast” dhe vila luksoze në “Rolling Hills”.