Fitorja historike e Dritës në një turne evropian
Drita ka arritur fitoren e saj të parë në historinë e saj në Conference League, duke triumfuar në transfertë ndaj irlandezëve të Shelbourne me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga “Intelektualët”, të cilët përfituan edhe nga një episod i rëndësishëm që ndryshoi rrjedhën e sfidës. Në minutën e 16-të, James Norris i Shelbourne u ndëshkua me karton të kuq direkt për një ndërhyrje të ashpër ndaj Almir Ajzerajt, duke lënë vendasit me një lojtar më pak
Megjithatë, Shelbourne nuk u dorëzua dhe pati mundësi të mira, përfshirë një goditje shtylle nga Ademipo Odubekos. Në anën tjetër, edhe Drita pati shanse të mëdha, përfshirë një goditje me kokë nga Rron Broja që goditi traversën.
Heroi i ndeshjes ishte Almir Ajzeraj, i cili në minutën e 57-të shënoi golin e vetëm dhe vendimtar për shqiptarët. Goditja e tij nga distanca u devijua nga dy mbrojtës vendas, duke përfunduar në rrjetën e Shelbourne. Me këtë fitore historike, Drita ngjitet në pozitën e 13-të në renditjen e grupit me 5 pikë, ndërsa Shelbourne mbetet në vendin e fundit, të 30-të.
Shkëndija barazohet në fund nga Jagiellonia
Në Shkup, Shkëndija e Tetovës barazoi 1-1 kundër polakëve të Jagiellonias. Kuqezinjve u shpëtoi fitorja vetëm në minutën e fundit. Liridon Latifi në minutën e 49-të shënoi golin e avantazhit për tetovarët, ndërsa në minutën e dhjetë shtesë (90+10) barazoi me Lozano. Polakët në fund mbetën me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Imaz.
Conference League, raundi 3-të:
E enjte, 06 nëntor 2025
18:45
AEK Athinë 1-1 Shamrock
AEK Larnaca 0-0 Aberden
Celje 2-1 Legia
KuPS 3-1 Slovan Bratislava
Mainz 2-1 Fiorentina
Noah 1-2 Sigma Olomouc
Samsunspor 3-0 Hamrun
Shakhtar Donetsk 2-0 Breidablik
Sparta e Pragës 0-0 Rakou
21:00
Crystal Palace 3-1 AZ Alkmaar
Dynamo Kyiv 6-0 Zrinjski Mostar
Hacken 1-2 Strasbourg
Lausanne 1-1 Omonia
Lincoln Red Imps 1-1 Rijeka
Rayo Vallecano 3-2 Lech Poznan
Shelbourne 0-1 Drita
Shkëndija 1-1 Jagiellonia
SK Rapid 0-1 Universitatea Craiova