10
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Personazhi i njohur në TikTok, Fabion Kuçi ose i njohur ndryshe me pseudonimin ‘GUCCI’, është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja është regjistruar një natë më parë në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr. 9.
Burimet bëjnë me dije se ai është plagosur në krah me armë dhe fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Blutë kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Fabion Kuçi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale.
Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj më parë dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë përfshihej në debate dhe përplasje me personazhe të tjerë për shkak të postimeve që publikon.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com