Edhe pse vendasit shënuan që në minutat e parë të sfidës, Daku vendosi shpejt baraspeshën, kur në minutën e 12 të ndeshjes, mori një pasim nga e majta duke shmangur pozicionin jashtë loje dhe i vetëm para portierin nuk gaboi duke mposhtur këtë të fundit me një top të çuar në shtyllën e largët.
SHIH VIDEON
Daku kishte mundësinë të kalonte ekipin e tij në avantazh dhe përmirësonte bilancin sezonal me një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë. Por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë, pasi portieri gjeti krahun e goditjes së tij duke e bllokuar.
SHIH VIDEON
Megjithatë, në minutën e 58 Daku ia doli të tundte përsëri rrjetën, këtë herë me një gjuajtje nga e djathta që nuk i la mundësi reagimi portierit.
SHIH VIDEON
Vetëm një ndërhyrje e VAR-it i hoqi mundësinë e golit të tretë personal në këtë sfidë, pasi ai tundi rrjetën në minutën e 63-të, por gjithçka u anulua për një pozicion jashtë loje.
SHIH VIDEON
Këta ishin golat e 13 dhe 14 të Dakut në këtë sezon në Premier Ligën ruse, ku aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë. Vetëm Manfred Ugalde i Spartak Moskës me 16 gola ka shënuar më shumë se sa sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili ka dhënë edhe 6 asiste.