Dy projekte të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës janë përzgjedhur si finaliste në Innovation Politics Award 2025.
Kështu ka bërë të ditur Adelina Sahiti nga kjo drejtori përmes një njoftimit në rrjetin social në Facebook.
Sipas Sahitit, të dy projektet janë vlerësuar nga një juri me mbi 1,000 qytetarë nga e gjithë Evropa si nisma që sjellin ndryshim real dhe përfshirje sociale.
Postimi i plotë:
Lajm i jashtëzakonshëm!
Jo një, por dy projekte tona janë përzgjedhur si finalistë në Innovation in Politics Awards 2025!
“Kurse Noti për Fëmijët nga Familjet me të Ardhura të Ulëta dhe Fëmijët me Aftësi të Kufizuara” – finalist në kategorinë Kohezioni Social & Integrimi.
“Breaking the Cycle – Fuqizimi i Mbijetuesve të Dhunës në Familje përmes Mbështetjes Financiare” – një tjetër projekt i përzgjedhur si shembull inovativ dhe transformues për komunitetet tona.
Të dy projektet janë vlerësuar nga një juri me mbi 1,000 qytetarë nga e gjithë Evropa si nisma që sjellin ndryshim real dhe përfshirje sociale.
Më 17 shtator 2025 do të jemi në Vjenë, në Galanë dhe Konferencën e Çmimeve, ku do të shpallen fituesit nga e gjithë Evropa!
Ky është një moment krenarie për gjithë ekipin dhe për bashkëpunëtorët tanë që e kanë bërë të mundur këtë arritje. Faleminderit për besimin, punën dhe përkushtimin!.