Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari ka folur për pakon mbështetëse prej 200 milionë eurosh të paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë se si pushtet e kanë në fokus qytetarin.
Hajdari në një intervistë për Ekonomia Online, tha se me ofrimin e një sërë projektligjesh dhe paketave përkrahëse po mundohen që të ndihmojë qytetarët në kohë inflacioni.
“Jo, unë nga përvoja ime si ministre e Qeverisë Kurti gjithmonë e di që kryeministri Kurti e ka epiqendër qytetarin, e ka vëmendje qytetarin e nuk e ka vëmendjen në projektet në asfalt, siç ka ndodhur më herët, pavarësisht zgjedhje apo jo zgjedhje bashkë me kryeministrin Kurti, ai ecë përpara për të iu përgjigjur qytetarëve qoftë me projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, projektligji për rregullimin e çmimeve për produktet bazë, edhe paketa për përkrahje të qytetarëve në rastet e inflacionit apo në krizat që vijnë nga inflacioni është e natyrshme, nga agjenda e qeverisë sonë që t’i përgjigjemi qytetarëve siç iu kemi përgjigjur deri më tani në fushën e energjisë, në fushën e ndërmarrësisë, në fushën e bujqësisë, në skemat sociale për qytetarët, pra Lëvizja Vetëvendosje e ka epiqendër zhvillimin e shtetit tonë”, tha Hajdari.