24
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Muhamed Useini ka vendosur që të lërë Superligën e Kosovës, pavarësisht ofertave që ka marrë nga klubet e saj, për të zbritur një kategori më poshtë.
Sipas “Zëri i Sportit” në Kosovë, ish-futbollisti i Flamurtarit, është larguar nga Llapi për t’iu bashkuar skuadrës së Lirisë së Prizrenit. 37-vjeçari, një futbollist me një karrierë mjaft të pasur, shihet si një përforcim cilësor i ekipit të drejtuar nga Liridon Leci, që kërkon ngjitjen në elitë.
Useini kishte qenë në radarët e klubeve të Superligës si Prishtina e Re dhe Ferizaj, por në fund zgjedhja kishte rënë mbi prizrenasit, për të vazhduar karrierën në radhët e tyre.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com