Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Zvicër ku klubi i Bellinzonës është njoftuar zyrtarisht se i është hequr licenca për të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së dytë të futbollit të këtij vendi. Një vendim që ka lidhje me ndryshimin e pronarëve të klubit.
Çdo transferim pronësie i klubeve shqyrtohet nga Liga e Futbollit Zvicerane dhe kjo e fundit nuk ka qenë e kënaqur me ndërrimin e pronarëve që ka ndodhur te Bellinzona, ku aksionet kaluan nga Pablo Hesus Bentankur te biznesmeni kolumbian Huan Karlos Truhijo Velaskez. Kësisoj ajo i ha hequr licencën që i kishte dhënë klubit në muajin maj dhe ka bërë të ditur se ka 5 ditë kohë për të apeluar vendimin para se të bëhet final dhe të përjashtohet nga kampionati.
Kjo ka krijuar një situatë kaotike te klubi i cili kishte rigjetur buzëqeshjen në fundjave falë fitores 2-0 ndaj Stad Nion, ku në suksesin 2-0 la shenjën e tij edhe Armando Sadiku, autori i golit të parë të ndeshjes. Bellinzona aktualisht mban vendin e fundit në renditje me 10 pikë pas 16 ndeshjesh të luajtura.