9
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ferdinand Paparisto”, ku një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:05, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R. Gj., 81 vjeç. Dyshohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës duke përdorur një mjet prerës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com