Klejd Këlliçi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se çështja e minoritetit serb në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë problem, pasi ai është plotësisht i integruar dhe i respektuar në të drejtat e veta.Sipas Këlliçit, Vuçiç dhe kushdo që do të vijë në pushtet pas tij duhet të pranojnë statusin e minoritetit serb siç është duke respektuar shtetësinë e Kosovës.
“Vuçiç duhet të gjejë forcën për të pasur një pozitë në raport me ndërkombëtarët dhe faktorin vendas, për mua do ishte shumë e rëndësishme nëse ndërkombëtarët do t’i bënin presion Vuçiçit.
Çështja e minoritetit serb në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë problem, duke u nisur nga ky rekord pozitiv në respektimin e të drejtave të minoriteve, në integrimin e tyre në shoqëri nuk ka asnjë arsye pse Serbia të mos pranojë një lloj statusi të serbëve në Kosovë, të njohë shtetësinë e Kosovës.
Vetëm nëse Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe këtu çështja e dialogut vdes. Do të duhet të ketë një lloj deklarimi të tillë ose Vuçiç duhet të pranojë rregullimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe statusin e minoritetit ashtu siç është ose do të duhet të mos e pranojë fare Kosovën si problem. Por kushdo që do vijë në pushtet në Serbi do përballet me problemin e Kosovës”, tha Këlliçi.
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare: Vuçiq duhet të pranojë statusin e minoritetit serb në Kosovë siç është!
12