Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për fillimin e votimit për zgjedhjet lokale ka thënë se votimi në gjitha qendra e votimit në Kosovë na nisur me kohë.
“Duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga ana e KQZ-së, procesi i votimit për zgjedhjet për kryetar të komunave dhe për kuvendet komunale ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, me përjashtim të ndonjë vonese në ndonjë vend votim të caktuar“, tha Elezi në konferencën për media.
Ndër të tjera ai shtoi se janë 948 qendra të votimit në Kosovë.
“Sot procesi i votimit zhvillohet në 948 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 600 e 25 vend votime, prej të cilave 910 janë qendra të rregullta të votimit me 2 mijë e 571 vend votime, ndërkaq 38 qendra të tjera nga një për çdo komunë me 54 vend votime janë hapur për të mundësuar votimin me kusht, deklaroi ai. /21Media