Vendimi është marrë me 5 vota pro dhe 3 kundër, duke i dhënë të drejtë Veliajt të rikthehet në detyrë.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se procesi i nisur nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për shkarkimin e Veliajt ka qenë i parregullt, dhe se Qeveria nuk ka vlerësuar nëse ai ka kryer shkelje të rënda, siç kërkon neni 115 i Kushtetutës.
Kryetarja e GJK, Holta Zaçe, ka sqaruar në seancë se ligji për qeverisjen vendore nuk mund të krijojë norma paralele me Kushtetutën, dhe se asnjë dispozitë ligjore nuk mund të prevalojë mbi të.
“Procesi i nisur nga Këshilli Bashkiak ka qenë i parregullt. Qeveria duhet të vlerësonte nëse Veliaj kishte kryer shkelje të rënda, dhe ky është thelbi pse duhet të rikthehet në detyrë,” tha Lala.
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese i lë hapësirë Këshillit Bashkiak të nisë një procedurë të re për shkarkimin e Veliajt, por vetëm nëse Qeveria arrin të provojë se ai ka kryer shkelje të rënda.
Në të kundërt, zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës mund të zhvillohen vetëm në rast se Veliaj dënohet me vendim të formës së prerë nga GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).
“Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës mund të zhvillohen vetëm nëse Veliaj dënohet me vendim të formës së prerë nga GJKKO,” raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Klodiana Lala: Kryetari i GJK ka sqaruar dhe pikat kryesore të vendimarrjes lidhur me kërkesat e Veliajt, të cilin e ka rikthyer në detyrë me 5 vota pro dhe 3 kundër.
Sipas Zaces, ligji për qeverisjen vendore nuk mund të krijojë norma paralele. Ligji nuk prevalon mbi Kushtetutën. Procesi i nisur nga Këshilli Bashkiak ka qenë i parregullt. Qeveria duhet të vlerësonte nëse Veliaj kishte kryer shkelje të rënda dhe ky është thelbi pse duhet të rikthehet.
GJK i lë hapësirë sërish Këshillit Bashkiak të çelë një procedurë të re për shkarkimin e tij dhe qeveria duhet të provojë sipas nenit 115 të Kushtetutës, se ai ka kryer shkelje të rëndë. Nëse kjo ndodh që ai t’i provojë shkelje të rënda. Në të kundërt zgjedhjet për Bashkinë Tiranës mund të zhvillohen vetëm nëse Veliaj dënohet me vendim të formës së prerë nga GJKKO.