Shqipëria, sikundër Evropa, po përballet me zjarre të fuqishme gjatë ditëve të fundit.
Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, si dhe një viktimë në vendin tonë.
Deputeti socialist, Erjon Braçe, nisur nga situata alarmante, u ka bërë apel qytetarëve për të mos ndezur zjarre në asnjë formë.
Braçe këshillon gjithashtu që të jenë të kujdesshëm edhe me bishtat e cigareve e të mos i hedhin në bar të thatë, sikundër as të mos bëjnë zgarë gjatë këtyre ditëve me temperatura përvëluese kur rreziku i zjarreve është i lartë.
“Drama e Delvinës, Gramshit, Finiqit gjithashtu duhet të na bëjë të mendojmë për ato që janë gjëra të vogla e të thjeshta që natyrisht mund të na shpëtojnë, veçanërisht popullin e fshatit i cili vuan më shumë se kushdo nga të nxehtit e klimës, por të nxehtin e të zjarreve. Mos ndiz zjarr! Për asnjë arsye! Mos ndiz zjarr. Qoftë në oborrin e shtëpisë tënde, qoftë edhe jashtë saj, atje ku është fshati i tërë, atje ku është ekonomia e fshatit, atje ku është ambienti i fshatit të tërë, leji mbetjet e bahçes tënde, lere duhanin këto ditë, mos e hidh cigaren. Atje ku bari është i thatë mos e hidh cigaren, atje ku mbetjet mund të marrin zjarr, mos e thyej një shishe, mos e lër atje ku bari i thatë mund të marrë në kushtet e kësaj nxehtësie të tmerrshme. Mos bëj zgarë në 40 gradë, mos bëj zgarë. Mund të hash edhe brenda shtëpisë tënde aty duke gatuar mbi sobën me korrent. Janë gjëra të thjeshta. Por themelore është mos ndiz zjarr, harroje shkrepësen këto ditë. Mos ndiz zjarr”, apelon deputeti Braçe.