Këtë të enjte duke nisur nga ora 21:00 janë programuar 18-të ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Europa League, që përkojnë me raundin e tetë.

Lyon dhe Aston Villa e kanë siguruar deri tani një biletë për në fazën e 1/8-ave, ndërsa pa objektiva si të eliminuara janë klubet e Rangers, Sturm, Nice, Utrecht, Malmo dhe Maccabi Tel Aviv. Ndërkohë skuadrat e tjera do garojnë për objektivat përkatëse. Në fund të takimeve do mësohen 8 skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave, 16 ekipet që do garojnë në play-off dhe 12 ekipet që zyrtarisht do eliminohen.

Në takimet e sotme do ketë përballje si Betis – Feyenoord, Midtjylland – Dinamo Zagreb, Panathinaikos – Roma apo Lyon – PAOK Selanik. Ekipi grek do jetë në fushë paçka aksidentit tragjik që la pas shtatë viktima, tifozë të PAOK-ut.


Europa League, raundi i 8-të i fazës së ligës (i fundit):

E enjte, 29 janar 2026 21:00

Aston Villa – Salzburg

Basel – Plzen

Betis – Feyenoord

Celtic – Utrecht

Crvena zvezda – Celta Vigo

Porto – Rangers

FCSB – Fenerbahce

G.A. Eagles – Braga

Genk – Malmo FF

Lille – Freiburg

Ludogorets – Nice

Lyon – PAOK

Maccabi Tel Aviv – Bologna

Midtjylland – Dinamo Zagreb

Nottingham – Ferencvaros

Panathinaikos – Roma

Sturm Graz – Brann

Stuttgart – Young Boys