E tashmja dhe e ardhmja e futbollit shqiptar janë përpara një testi të fortë, shumë të rëndësishëm, ku 3 ekipet e Superiores, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City luajnë shanset e tyre për të siguruar një biletë për në turin e tretë të Conference League, një objektiv jetik jo vetëm për financat e këtyre tre ekipeve, por dhe për imazhin e futbollit shqiptar, me Evropën që është kthyer në një tabu të fortë. Në lojë është edhe renditja e UEFA-s, ku kërkohet një paraqitje pozitive, për të mos rrezikuar prezencën më 4 ekipe në turnet e UEFA-s edhe edicionin e ardhshëm.
Në letër, të paktën 2 nga 3 ekipet pjesëmarrëse në këtë fazë janë me një këmbë në turin e tretë, kjo edhe për faktin se Egnatia dhe Dinamo City siguruan fitore në transfertë, janë më të qetë në aktin e dytë. Fitore arriti edhe Vllaznia në “Loro Boriçi” përballë Vikingur Reikjavik, por shkodranëve i duhet një tjetër mrekulli, këtë herë në Islandë, për të arritur një objektiv historik.
Sot, sytë dhe zemrat e të gjithë tifozëve janë te këto tre ekipe, me shpresën dhe dëshirën e madhe që të bëjmë “tripletë” në turin e tretë të Conference League, për të synuar më pas një rrugëtim akoma më të gjatë në Evropë, për të përsëritur historinë e Skënderbeut, apo për të bërë atë që arriti së fundmi Shkëndija e Tetovës: